1.8 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Rugova: Morina ka vizion të moderuar për Malishevën

HakiRugova-malisheveNënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë të hënën në Astrazub, se kandidati i LDK-së për kryetar të Malishevës, ka një vizion të qytetëruar, i cili korrespondon me kapacitetet e komunës dhe nevojat e qytetarëve.

Rugova ka thënë se LDK-ja do të qeverisë mirë me Malishevën për të kthyer frymën Rugoviane, të qeverisjes së mirë, transparente dhe të moderuar. “Sali Morina garanton qeverisje të mirë, të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme, së bashku me qytetarët”, ka thënë Rugova.

Sali Morina, kandidat i LDK-së për kryetar të Malishevës ka në se për dallim prej partive tjera që kanë dhënë premtime boshe, LDK-ja në Malishevë ka një plan konkret që bazohet në interesat e qytetarëve.

“LDK-ja në Malishevë nuk ka bërë asnjë koalicion, me asnjë subjekt politik, sepse i vetmi koalicion i yni është ai me qytetarët e Malishevës”, ka thënë Morina, shkruan Tribuna.

Morina tha se programi ynë është bazuar për qeverisje në mandatin katërvjeçar dhe në vazhdimësi ka marrë të gjitha kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve.

“Pika kryesore e programit tonë bazohet në zhvillimin ekonomik të komunës, forcimin e sektorit privat, shqyrtimin e të gjitha mundësive për krijimin e vendeve të reja të punës, përkrahjen e femrave, kujdes i veçantë do t’i kushtohet shoqërisë civile, që ajo të angazhohet për zhvillimin e komunës së Malishevës”, ka thënë Morina.

Ai ka shtuar se në fushën e mirëqenies sociale do të kushtojmë kujdes për të gjitha grupet shoqërore, familjet dhe fëmijët e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe familjet e tyre, personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët pa prindër, invalidët e punës, veteranët e luftës etj.

“Në asnjë moment nuk do të lejojmë keqpërdorimin e asistencës social, siç po ndodh deri më tani. LDK-ja në Malishevë do të vazhdojë të kultivojë frymën e aleancës së mirëkuptimit me qytetarët dhe do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve. Ne do të kemi në fokus krijimin e mundësive më të mira për zhvillimin e bizneseve dhe shikimin e mundësive për uljen e taksave”, ka thënë kandidati i LDK-së për kryetar të Malishevës.

Ai ka shtuar se LDK-ja në mandatin e ardhshëm do t’i përkrahim të gjitha aktivitetet e të rinjve, sepse rinia do të jetë prioritet i veçantë.

“Filozofia dhe koncepti ynë si parti është ndërtuar nga arkitekti i themelimit dhe reformimit të shtetit të Kosovës, nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova, ka thënë në fund Morina, duke i ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë për numrin 78”, ka thënë Morina.

Më Shumë

Bali Muharremaj mbështet Ludon për fitore në Big Brother VIP Kosova

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, mbështet Ludo Lee. Ai e ka lavdëruar Ludovik Tunaj (Ludo Lee) për performancën e tij në Big Brother VIP Kosova,...

Hajnat futën në një shtëpi në Ngucat të Malishevës, vjedhin para e stoli ari

Shtëpia e një familje në fshatin Ngucat të Malishevës ka qenë cak i hajnave ditën e djeshme. Siç thuhet në raportin e Policisë, një person...

Lajmet e Fundit