16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Thaçin e hendikeponte mungesa e “Çelikut”

Limaj-Thaci-pdkKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dikur ndjehej i hendikepuar pa praninë e njërit prej figurave kyçe të Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj.

Teksa ish-komandant “Çeliku” ndodhej i paraburgosur për krime lufte në Tribunalin e Hagës, nga ku më pas u lirua si i pafajshëm, lideri i PDK-së e ndjente thellësisht mungesën e tij.

Dhe këtë e thoshte publikisht.

Në procesverbalin e seancës së Kuvendit të Kosovës 13 dhjetor 2004, të cilin e ka siguruar Indeksonline, përveç tjerash, shihet një fjalim emocional i Thaçit për Limajn.

Bëhet fjalë për seancën ku po zgjidheshin institucionet e Kosovës, Nexhat Daci kryetar i Kuvendit, Ibrahim Rugova president dhe Ramush Haradinaj kryeministër.

“Të nderuar të nderuar të pranishëm, kohë më parë u mbajtën zgjedhjet e lira të katërtat me radhë e të dytat të përgjithshme. Sot, unë, Partia Demokratike e Kosovës, institucionet dhe qytetarët e Kosovës ndihen të hendikepuar që në ulëset e Parlamentit të Kosovës nuk është i ulur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Fatmir Limaj. Ne çmojmë lartë punën dhe angazhimet e zotit Limaj për ndërtimin e institucioneve demokratike. Çmojmë lartë bashkëpunimin e tij me autoritetet e drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa populli i Kosovës dhe institucionet besojnë plotësisht në pafajësinë e tij. Zoti Limaj do të duhej t’i kthehej familjes së tij dhe institucioneve të Kosovës ku edhe e ka vendin. Besojmë se kjo do të ndodhë”, ishte fjala me të cilën Thaçi iu drejtohej deputetëve të sapozgjedhur të asaj kohe, transmeton Indeksonline.

Nëntë vjet më pas Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj nuk janë as për së afërmi siç kanë qenë dikur. Ata nuk janë në njëjtën parti, nuk janë as miq, “luftojnë” kundër njëri-tjetrit, dhe përpiqen ta “fundosin” njëri-tjetrin nga skena politike.

Por, pavarësisht nga kjo, a është Partia Demokratike e Kosovës në ditët e sotshme e hendikepuar pa ish-nënkryetarin e saj, Fatmir Limaj? Kjo është pyetja në të cilën asnjëherë nuk është përgjigjur Thaçi, dhe në të cilën herët apo vonë duhet të jap përgjigje.

kliko Thaci per Limajn

Më Shumë

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Lajmet e Fundit