10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

“Bruce”, libër i ri për Bruce Springsteen

Bruce-SpringsteenNjë libër i ri rreth Bruce Springsteen përmban detaje të panjohura më parë për të kaluarën e këngëtarit dhe se si ato kanë ndikuar në jetën dhe artin e tij.

Janë shkruar shumë libra për Bruce Springsteen që kur ai u bë i njohur në vitin 1975. Por ka diçka të pazakontë në librin e ri “Bruce” të Peter Ames Carlin. Ndryshe nga të tjerët, Carlin e shkroi librin në bashkëpunim me këngëtarin që njihet me nofkën “The Boss”.

“Ai dhe familja e tij më dhanë shumë informacion – pa folur pastaj që Bruce më lejoi të takohesha me nën e tij, motrat, kushërinjtë dhe hallat”, njofton Zëri i Amerikës.

Libri u jep lexuesve një vështrim të ri për djajtë që trazuan Springsteen – si dhe një vështrim të ri sesi këto beteja prekën jetën e tij dhe skalitën artin që ai krijoi. Më e rëndësishmja thotë Carlin, janë zbulimet rreth problemeve psikiatrike nga të cilat vuante i ati i kënmgëtarit, Douglas. Për shembull thotë Carlin, ka një shkak për gjithë zemërimin dhe disonancën në këngë si “Adam Raised a Cain.”

“Shumë prej kësaj ka të bëjë me gjendjen kaotike në familjen e tij si rezultat i të atit. Por fakti që ai u bë i pasur pasi kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në varfëri – tregon gjithashtu botëkuptimin e tij sociokulturor.”

Sigurisht që libri nuk është vetëm dramë psikologjike. Carlin ishte në gjendje gjithashtu të grumbullonte dhe pastaj të konfirmonte disa histori klasike nga jeta e Springsteen. Si përshembull një natë kur ishte 19 vjeç Bruce priti prapa skenës në një concert të Janis Joplin në New Jersey në përpjekje për të rregulluar një takim romantik me këngëtaren.

“Ajo erdhi në skenë dhe i hodhi një vështrim Bruce-it dhe as asaj u duk sikur të gjitha dritat u ndezën.Nga fundi i shfaqjes Bruce pa vrullin e saj, hapi derën dhe u largua në errësirë duke kuptuar se një 19 vjecar nuk mund të përballonte dot një tornado si ajo që krijonte artistikisht Janis Joplin.”

Carlin zbulon gjithashtu se pas këngës “Born To Run” grupi i Springsteenit pati tronditjen më të madhe.

Carlin thotë se mësoi atë që pëlqehet më shumë tek Bruce Springsteen – artisti që asnjëherë nuk braktisi shtresën punëtore tek e cila i ka rrënjët, dhe që, megjithë pasurinë, ende përkrah më të pambrojturin.

Kur ngrihet në mëngjes dhe shihet në pasqyrë ai thotë se sheh të njëjtin njeri të humbur – atë fëmijë të klasës punëtore që fëmijët e tjerë e tallnin sepse ishte i çuditshëm.”

Plazhet magjepsëse të Nju Xhersit ku ai lulëzoi si muzikant dhe lufta e njerëzve që jetojnë aty, janë ende pjesë e Bruce Springsteen. Dhe janë ende pjesë e muzikës së tij.

Më Shumë

DJ me nam ndërkombëtar Black Coffee, pjesë e Sunny Hill Festival

Këtë vit, dyfish më shumë artistë të mëdhenj ndërkombëtar e vendorë do ngjiten në skenat e Sunny Hill Festival. Në edicionin që do të jetë...

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha thotë se do të restaurohen Valavica dhe Mulliri në Bellobrad të Dragashit 

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe zyrtarë të...

Lajmet e Fundit