6.6 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Vdes britaniku Howard Clark, Vetëvendosje! ngushëllon familjen e tij

HowardClark-britanikSot, ka ndërruar jetë aktivisti britanik Howard Clark, ish-drejtues i organizatës “War Resisters International”. Clark ka qenë një ndër personat më meritor për lirimin e Albin Kurtit nga burgu serb. Me të dëgjuar lajmin Lëvizja Vetëvendsoje ka dërguar mesazh ngushëllimi për familjen e tij.

“Sot morëm lajmin e hidhur se ka ndërruar jetë aktivisti britanik Howard Clark, ish-drejtues i organizatës War Resisters International. Howard Clark do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen e për drejtësinë, në një numër të konsiderueshëm konfliktesh ndërkombëtare. Howard Clark e ka vizituar shumë herë Kosovën që prej dy dekadash dhe ka qenë njëri prej veprimtarëve më aktivë për lirimin e të burgosurve politikë në burgjet jugosllave, ku ai ndër të tjerë është angazhuar personalisht edhe për lirimin e Albin Kurtit si nga burgjet e Serbisë (1999-2001) po ashtu edhe nga ato të UNMIK-ut (2007-2008). Në vazhdim ai ka qenë mik i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe përkrahës i popullit tonë në përpjekjet për drejtësi, liri e barazi.

Howard Clark është edhe autor i librit të mirënjohur “Rezistenca civile në Kosovë” që përshkruan e shpjegon në mënyrë të shkëlqyeshme organizimin, aktivitetet dhe ngjarjet në Kosovën e viteve të ’90-ta, kur e gjithë shoqëria ishte shndërruar në një sistem të rezistencës kundër regjimit të Milosheviqit.

Në këtë rast ngushëllojmë familjen e Howard Clark, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij për humbjen e të dashurit të tyre. Po ashtu ngushëllojmë bashkëveprimtarët dhe kolegët e Clark në WRI, për humbjen e një aktivisti me vlera të mëdha. Në këto çaste, bashkohemi me respekt në dhimbjen për humbjen e Howard Clark. Pastë gjetur ndjesë dhe paqe!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Lëvijes Vetëvendosje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit