Policia e Prizrenit arreston një person të kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës, në vazhdën e bashkëpunimit me INTERPOL-in, ka arrestuar në rajonin e Prizrenit një person të kërkuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë përmes INTERPOL-it.

I kërkuari u arrestua në Suharekë.

“Policia e Kosovës, konkretisht FAST Kosova-ILECU, sot, në ora 09:30 në Suharekë, ka arrestuar një mashkull: S.L., viti i lindjes 1988, shtetas i Shqipërisë. I njëjti ishte në kërkim nga INTERPOL Tirana për ‘rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje’”, thuhet në komunikatën e Policisë.

I arrestuari është dërguar në stacionin policor në Prizren dhe ndaj tij do të vazhdohen procedurat e parapara  për rastet e tilla.

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit