8.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Reagimi i Qeverisë gjermane për Specialen pasi opozita e akuzoi për bashkëpunim me Thaçin

Gjermania mbështet dhe ndihmon punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës për Krime Lufte, është shkruar në përgjigjen e Qeverisë gjermane ndaj një hetimi parlamentar të deputetëve për këtë çështje. E majta opozitare kritikon se ekzekutivi i ka toleruar krimet për vite me rradhë.

Berlini zyrtar i kushton “rëndësi të madhe” Prokurorisë Speciale, e cila merret me krimet që sipas tyre i kanë kryer disa nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). “Nga perspektiva e Qeverisë Federale, sqarimi i krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut luan një rol qendror në procesin e pajtimit”, tha qeveria gjermane në përgjigje të një hetimi parlamentar nga e majta opozitare, transmeton Gazeta Express. Deutsche Welle ka qasje ekskluzive në këtë dokument.

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojnë të jenë sfida qendrore për politikën dhe ekonominë e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Deputetët e majtë ishin të interesuar nëse autoritetet gjermane në heshtje ranë dakord për të bashkëpunuar me udhëheqësit e Kosovës si Hashim Thaçi, i cili njëzet vjet pas luftës u akuzua për krime lufte, shkruan DW. Ata thonë se pas zgjedhjeve në Kosovë në 2001, ata bashkëpunuan me përfaqësuesit e zgjedhur, por gjithmonë theksuan rëndësinë e sqarimit të krimeve të luftës.

Në përgjigjen e Qeverisë thuhet se puna e Tribunalit të Hagës, Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë së Specializuar, e cila ndihmohet “financiarisht dhe brenda kornizës së ndihmës juridike”, gjithashtu ishte mbështetur. “Për më tepër, qeveria federale dërgoi tre punonjës në Gjykatën Speciale të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.

“Qeveria gjermane mban një pjesë të përgjegjësisë”

Sipas Sevim Dagdelen, një deputete nga e majta gjermane që bëri hetimin, akuzat ndaj Hashim Thaçit dhe “strukturave të tij mafioze” janë “injoruar dhe mbuluar” për vite me rradhë.

Dagdelen citon gjetjet e Raportuesit Special të Këshillit të Evropës, Dick Marty, ish-prokurores së gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, por edhe shërbimin e inteligjencës gjermane BND, i cili në 2005 i lidhi udhëheqësit e Kosovës me krim të organizuar. Ai raport u zbulua plotësisht përmes botimeve të Wikileaks.

“Qeveria gjermane mban një pjesë të përgjegjësisë që krimet e rënda në Kosovë kanë mbetur pa u ndëshkuar deri më sot dhe se korrupsioni është ende në lulëzim”, i tha Dagdelen DW.

Përgjigjet për disa pyetje të së majtës nuk u transmetuan sepse ato klasifikohen si “sekrete” dhe përfshijnë njohuritë e shërbimeve gjermane. Për shembull, a ka Berlini informacion se njerëzit nga SHIK-u janë akoma në krye të inteligjencës së Kosovës sot? Dhe, a kanë shërbimet sekrete të Kosovës gjithashtu ndikim në UNMIK, EULEX ose KFOR në mënyrë që të minojnë hetimet kundër Thaçit dhe të tjerëve?

“Komandantët e UÇK-së u gjykuan si aleatë në luftën e paligjshme të vitit 1999 dhe u mbështetën gjatë rrugës për në pozicionet më të larta në politikë dhe shërbimet sekrete” kritikon Dagdelen. “Nuk është çudi që qeveria gjermane i mban të fshehta lidhjet e saj të errëta me Kosovën”. /Express/

Më Shumë

Dy personat e vdekur në aksident janë nga Prizreni

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture qe ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Dy personat e...

Malishevë: Dyshohet se vazhdimisht ushtroi dhunë psikike dhe tentoi ta rrah nënën, arrestohet

Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën e tij. Policia...

Lajmet e Fundit