-0.7 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e rëndë te “Transiti i ri” në Prizren

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, pas dy dështimesh, është mbajtur  seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, të akuzuar për vrasje të rëndë të Mendim Kurtishaj, në maj të vitit të kaluar.

Seanca e shqyrtimit fillestar filloi me leximin e aktakuzës nga prokurori Genc Nixha.

Pas leximit të aktakuzës dhe konsultimit me avokatët e tyre mbrojtës, të akuzuarit Orhan dhe Albert Ademaj, deklaruan se e kuptojnë për çfarë akuzohen, mirëpo nuk e pranojnë fajësinë, për veprat penale për të cilat akuzohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi, i njoftoi të akuzuarit se kanë të drejtë të parashtrojnë kundërshtime ndaj provave dhe kërkesë për hudhjen e aktakuzës.

Në fund gjyqtarja Raima Elezi, njoftoi që shqyrtimi fillestar përfundoi, ndërsa shqyrtimi i dytë do të mbahet me 25.02.2021 në ora 13:30.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur me 30.10.2020, Orhan Ademaj dhe  Albert Ademaj, akuzohen se të me 01.05.2020 rreth orës 14:30 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transiti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin Mendim Kurtishaj.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III” , të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë të ndjerin Mendim Kurtishaj, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës, ku vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëviz në drejtim të lagjes “Arbanë” gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit të cilët kanë qenë në veturën e tyre dhe kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transit i ri ” në Prizren e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë për skaj rruge ku është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën pas së cilës i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit Mendim dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit , pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardh auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren , me ç’rast është vërtetuar se i njejti në emergjencë ka arritur pa shenja jete , sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227 të datës 01.05.2020.

Me këto veprime Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se  në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale  “Vrasja e rëndë”./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

‘Hidroregjioni Jugor’ shkyç 1.014 lidhje ilegale në Prizren gjatë vitit 2024

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2024, në Njësinë e Prizrenit janë identifikuar dhe shkyçur gjithsej 1.014...

LDK-ja në Prizren viziton familjen e Enver Shishkos

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, së bashku me kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, vizituan familjen e Enver Shishkos. Ai ...

Lajmet e Fundit