14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

PDK-ja e Prizrenit zgjedhjet e 14 shkurtit i sheh si referendum edhe për qeverisjen komunale

Drejtuesit e degës së PDK-së në Prizren kanë shprehur qëndrimin se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt 2021, paraqesin referendum edhe sa i përket zgjedhjeve komunale që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti. Madje i kanë bërë thirrje individëve që besojnë në programin e kësaj partie që t’i bashkohen asaj, me qëllim të rikthimit të pushtetit në Prizren.

“Në emër të degës i bëjmë ftesë të gjithë atyre të cilët janë të interesuar ta mbështesin programin tonë që të bëhen pjesë e subjektit tonë politik, sepse zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë vetëm zgjedhje për Parlamentin e Kosovës, por janë edhe një referendum për ta rikthyer qeverisjen lokale në Prizren, për faktin se kemi parë një degradim total të qeverisjes në këto tri vitet e fundit. Jam i bindur se bashkë me qytetarët e Prizrenit, në vjeshtë të këtij viti kur mbahen zgjedhjet komunale, do ta rikthejmë qeverisjen e mirë në qytetin e Prizrenit”, ka thënë nënkryetari i degës së PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi.

Ai bashkë me kryetarin e degës, Shaqir Totaj të hënën në selinë e degës kanë prezantuar aderimin e profesorit, Zenel Elshani në këtë subjekt politik.

“Besoj që ky nuk do të jetë aderimi as i pari e as i fundit në PDK në këtë periudhë”, ka deklaruar Gashi, duke shtuar se veprimet e kësaj partie opozitare në Kuvendin e Kosovës për nismat që kanë qenë në interes të qytetarëve nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga profesionistët e lëmive të ndryshme, duke i shtyrë që ta mbështesin programin e rimëkëmbjes.

Ndërsa kryetari i degës së PDK-së, Shaqir Totaj ka theksuar se PDK-ja në mënyrë të padrejtë është stigmatizuar dhe demonizuar pa arsye nga subjektet tjera politike.

“Por, PDK-ja mbetet forcë politike numër një në vend dhe si e tillë është atraktive për shumë persona, të cilët e kanë një të kaluar profesionale. Nëse nisemi nga fakti që personat që kanë të kaluar kanë edhe të ardhme, të njëjtit e kanë vlerësuar PDK-në si faktor politik, të cilit duhet ti bashkohen dhe tek i cili do të gjejnë hapësirë për të dhënë kontribut. Prandaj sot e prezantoj shokun tim të studimeve, profesorin e pedagogjisë Zenel Elshani, i cili specializimin e ka kryer në Irlandë dhe ka pas funksione të rëndësishme…”, është shprehur Totaj, duke shtuar se Elshani ka qenë nënkryetar i degës së Nismës në Prizren. Ai ka vlerësuar se gara zgjedhore mbetet e hapur dhe se “me angazhimin e përkrahjen e strukturave dhe qytetarëve do të dalim shumë mirë më 14 shkurt”.

Ndërsa Zenel Elshani ka theksuar se angazhimin politik e ka filluar në vitin 2014, dhe se pas Nismës ka vendosur që t’i bashkëngjitet PDK-së, marrë parasysh veprimet e saja të fundit për respektimin e vullnetit to sovranit, pastaj votimin e buxhetit dhe pakos ekonomike duke qenë në opozitë, si dhe hartimin e programit për rimëkëmbje të vendit.

https://www.koha.net/kosove/255673/pdk-ja-e-prizrenit-zgjedhjet-e-14-shkurtit-i-sheh-si-referendum-edhe-per-qeverisjen-komunale/

Më Shumë

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

Lajmet e Fundit