Ponte Prizreni fiton në Rahovec dhe rimerr kreun

Skuadra e Ponte Prizrenit është rikthyer në pozitën e parë në tabelë pas fitores në udhëtim kundër Rahovecit.

Ndeshja e luajtur në palestrën “Mizahir Isma” të enjten, me të cilën edhe përfundoi xhiroja e 18-të, u mbyll me shifrat 98:87 në favor të ekipit nga Prizreni.

Me këtë fitore, Ponte Prizreni prinë në tabelë me 31 pikë derisa Rahoveci ka 30 pikë së bashku me Golden Eagle Yllin e Pejën.

Për Ponte Prizrenin kjo është fitorja e tretë rresht derisa Rahoveci pësoi humbjen e dytë në dy ndeshjet e fundit në shtëpi pasi vikendin e shkuar pësoi edhe nga Sigal Prishtina.

Xavier Cannefax e Arti Hajdari me nga 22 pikë të shënuara për kokë ishin më të dalluarit te Ponte Prizreni. Te Rahoveci, Isaiah Traylor pati 23 pikë duke lënë pas vetes Alban Veselin (16) e Marvin Jonesin (15).

Ponte Prizreni fiton në Rahovec dhe rimerr kreun

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit