17 vendimet e kryetarit të Prizrenit për investime në fushën e arsimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka nënshkruar 17 vendime të ndryshme për investime në fushën e arsimit.

Me këtë rast Haskuka theksoi se fëmijët janë e ardhmja e vendit tonë, andaj investimet e Komunës së Prizrenit në fushën e arsimit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Më poshtë ju sjellim 17 vendimet për investime në fushën e arsimit:

– Lejimi për ndërtimin e objektit të ri shkollor në Kushnin të Hasit,
– Lejimi për ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Krushë e Vogël,
– Lejimi për ndërtimin e objektit të ri shkollor “Gjergj Kastriot Skënderbeu” (ish Pjetër Mazreku) në fshatin Mazrek
– Lejimi për ndërtimin e aneks objektit shkollor “Ardhmëria” në fshatin Landovicë,
– Lejimi për ndërtimin e çerdhes për fëmijë në Prizren dhe renovimin e çerdheve ekzistuese,
– Lejimi për renovimin e tërësishëm të sallës së edukatës fizike të shkollës “Mati Logoreci” në Prizren,
– Lejimi i ndërrimit të dyshemesë së sallës së edukatës fizike në shkollën “Nazim Kokollari” në Prizren,
– Lejimi për renovim të kulmit të objektit shkollor “25 Maji” në fshatin Lubinjë e Poshtme,
– Lejimi për rregullimin e ambientit të oborreve në shkollat e Komunës së Prizrenit,
– Lejimi për ndërrimin e dyerve dhe dritareve të shkollës “Fatmir Berisha“ në Prizren,
– Lejimi për furnizim me pajisje sportive për salla të edukatës fizike,
– Lejimi adoptimit të hapësirës me laboratorë dhe furnizim me pajisje për shkolla,
– Lejimi për renovimin e nyjeve sanitare në disa shkolla të Komunës së Prizrenit,
– Lejimi për furnizim me inventarë shkollor,
– Lejimi për vendosjen e busteve nëpër shkollat e Komunës së Prizrenit,
– Lejimi për furnizim me dollapë për shkolla,
– Ndërrimi i kaldajave të ngrohjes qendrore në disa shkolla të Komunës së Prizrenit.

Image may contain: one or more people and outdoor

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit