SHBA-ja obligon vendosjen e maskës gjatë udhëtimit me transport publik

Amerikanët do duhet të mbajnë maska derisa përdornin çdo formë të transportit publik si autobusë, trena, taksi, aeroplanë, anije, metro ose mjete tjera udhëtimi. Ky vendim do futet nga e hëna me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Vendimi është vënë nga Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Paralajmërimeve, duke thënë se njerëzit duhet të mbajnë një maskë që mbulon hundën dhe gojën gjatë transportit publik dhe gjatë pritjes, shkruan BBC.

Maska duhet të përmbajë të paktën dy shtresa pëlhure që mund të marrin frymë dhe të sigurohen në kokë me lidhje, sythe veshi ose shirita elastikë.

Në këtë vendim përjashtohen fëmijët nën moshën 2 vjeç ose personat me aftësi të kufizuara të cilët nuk mund të mbajnë maskë

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit