4.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Takimet çerekfinale pritet të dhurojnë spektakël të basketbollit

Të mërkurën (nesër) fillon faza çerekfinale në Final 8 Kupën e Kosovës që këtë vit mbahet në Suharekë në palestrën “13 Qershori”.

Në fakt, ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Istogut dhe RC Cola Dritës, takim gjysmëfinal i Kupës së Ligës së Parë.

Takimi i parë çerekfinal është ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës, dy skuadra që e duan trofeun e çmuar në basketbollin e Kosovës. Vreshtarët së fundi janë përforcuar me Altin Morinën dhe Arian Qallakun, kurse rikthimi i Drilon Hajrizit ka ringjallur mitrovicasit që kanë rritur edhe ambiciet në këtë edicion.

Pas kësaj ndeshje do të bëhet edhe hapja solemne me një ceremoni të organizuar. Sfida e dytë çerekfinale do të jetë mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit janë përforcuar me Gëzim Morinën dhe Erjon Kastratit, duke pasur një ekip shumë të komponuar, kurse Bashkimi gjithmonë ka aspirata të mëdha.

Fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të përballen në gjysmëfinale. Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “13 Qershori” në Therandë, ku do të zhvillohen të gjitha takimet e Final 8.

Orari

E mërkurë

13:00 Istogu – RC Cola Drita

16:00 Grupi B: Rahoveci – Trepça

18:30 Hapja solemne

19:00 Grupi C: Golden Eagle Ylli – Bashkimi. /Insporti/

Më Shumë

Prizren/ Dorëzohet në polici një i dënuar me mbi 6 vite burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i kërkuar nga drejtësia është dorëzuar në polici dhe më pas është dërguar për vuajtjen e...

Zyrtare: Glauk Konjufca, kandidat për president

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Glauk Konjufca është kandidat i tyre për president. Njoftimi i plotë: Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, që erdhën si rezultat i...

Lajmet e Fundit