Vdes një 63 vjeçar nga Prizreni i infektuar me Covid

Një 63 vjeçar nga Prizreni i infektuar me COVID-19 ka vdekur si pasojë e komplikimeve shëndetësore që i ka shkaktuar ky virus.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raporton PrizrenPress.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (58 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç)”, thuhet ne njoftim./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit