13.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

E vodhën dhe e therën një person, arrestohen dy grabitësit në Suharekë

Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë dy grabitës në fshatin Sopijë të Suharekës, të cilët kishin sulmuar me thikë dhe e kishin vjedhur një qytetar.

Nën kërcënimin e thikës, ata i kanë marrë viktimës portofolin në të cilin i kishte rreth 87 Euro dhe dy telefona, njofton Klan Kosova.

Gjatë grabitjes të dyshuarit e kanë lënduar viktimën në regjionin e gjoksit me thikë dhe të njëjtit ishin larguar.

Njëri nga të dyshuarit është A. Q i lindur në vitin 2005 (I mitur) dhe V.K i lindur në vitin 1998, janë arrestuar sot me datë 18 shkurt 2021.

Të dyshimtit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit të mitur i caktohet masa e ndalimit prej 24 orësh, kurse të dyshuarit tjetër i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.

Me rastin po merren hetimet rajonale të policisë në Prizren.

Më Shumë

Fatos Nano, një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që...

Coftinari kokëbardhë i lëshuar sërish në habitatin e tij natyror në Parkun Kombëtar “Sharri”

Një individ i llojit të shpendit Coftinari kokëbardhë (Gyps fulvus), i njohur ndryshe si Shkaba, është rehabilituar dhe lëshuar sërish në natyrë pas një...

Lajmet e Fundit