6.5 C
Prizren
E premte, 16 Prill, 2021

Zbulohet motivi që dyshohet se e shtyri kosovarin t’i vrasë prindërit në Prizren

36-vjeçari nga Prizreni, Adriatik Hadri, është gjetur fajtor nga gjykata në Suedi, për vrasjen e prindërve të tij në Prizren. Prokurori i rastit atje ka thënë se para se të merret vendimi për të, do të vlerësohet edhe shëndeti mendor i tij. Ai është deklaruar edhe për motivin që dyshohet ta ketë shtyrë Hadrin t’i vrasë prindërit.

Në fund të janarit të vitit të kaluar, vendi ishte tronditur nga një vrasje e dyfishtë që kishte ndodhur në Prizren. Brenda shtëpisë së familjes Hadri në lagjen “Ortakoll”, ishin gjetur të vdekur Durim dhe Suada Hadri.

Ata kishin vite që jetonin e punonin në Suedi, derisa në Kosovë kishin ardhur për pushime.

Për vrasjen e tyre, i dyshuari i vetëm ishte djali i tyre Adriatiku, i cili kishte ikur nga Kosova, menjëherë pas rastit. Ai ishte arrestuar nga autoritetet suedeze në mars të vitit të kaluar.

E një vit pas kësaj ngjarje të rëndë, gjykimi ndaj 36-vjeçarit ka arritur drejt fundit.

Prokurori i rastit në Suedi, Olof Calmvik, i ka thënë Gazetës Express se gjykata ka gjetur se ai është fajtor për vrasjen e prindërve, por se do të vlerësohet edhe shëndeti i tij mendor para se gjykatësit të marrin vendimin.

Gjykata ka gjetur se ai është fajtor për vrasjen e prindërve të vet dhe tani është duke iu vlerësuar shëndeti mendor para se ata (gjykata) të arrijë një vendim”, ka thënë Calmvik.

Ai është deklaruar edhe për motivet që dyshohet ta kenë shtyrë 36-vjeçarin për këtë veprim.

Dyshimet janë se një nga motivet kanë qenë paratë.

“Ne dyshojmë se të hollat kanë qenë një nga motivet, por do të doja të pres për vlerësimin mendor dhe vendimin para se të bëj ndonjë koment për këtë”, thuhet në përgjigjet e tij drejtuar gazetës.

Shtëpia ku ndodhi vrasja e çiftit nga Prizreni – Lagjja e Ortakollëve

Aktakuza ndaj Hadrit është ngritur më 15 janar të këtij viti. Procedura penale ndaj tij është transferuar para gati një viti muajsh në Suedi, shkaku i pamundësisë që ai të ekstradohet në Kosovë.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti, i kishte thënë Gazetës Express se në mungesë të ndonjë marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në mes të Republikës së Kosovës, autoritetet suedeze i kanë njoftuar se ekstradimi i djalit të çifit Hadri nuk është i mundshëm.

“Duke qenë se i pandehuri në fjalë është shtetas suedez dhe se në mungesë të ndonjë marrëveshjeje dypalëshe të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, respektivisht ekstradimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Suedisë dhe se autoritetet suedeze në bazë të legjislacionit të tyre në fuqi nuk lejojnë ekstradimin për shtetasit e tyre, atëherë dhe na kanë njoftuar paraprakisht se ekstradimi eventual i të pandehurit nuk është i mundshëm për shkak të këtyre pengesave procedurale’, kishte thënë Mehmeti.

Durim dhe Suada Hadri

Në mungesë të një marrëveshje të tillë, Prokuroria e Prizrenit kishte parashtuar kërkesë për transferimin e procedurës penale nga Republika e Kosovës në atë të Suedisë, kërkesë e cila kishte marrë miratimin e autoriteteve suedeze.

“Andaj, në këto rrethana, Prokuroria Themelore në Prizren përmes Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka parashtruar kërkesë për transferimin e procedurës penale kundër të pandehurit A.H., nga Republika e Kosovës në atë të Suedisë, e cila kërkesë edhe është aprovuar nga autoritetet suedeze”, kishte thënë Mehmeti./Gazeta Express

Më Shumë

Posta e Kosovës shlyen tërë borxhin ndaj ATK-së

Menaxhmenti i Postës së Kosovës, ka bërë të ditur se edhe përkundër vështirësive të operimit në kushte të pandemisë Covid-19, ka arritur të përmbushë...

Plani slloven dhe Prizreni me Vlorën

Denion Ndrenika Nëse ka një plan slloven për rishikimin e kufijve në Ballkan me shanse të mëdha të afrimit të një shteti shqiptar (sado të...

Arrestohen pronarët e dy kompanive me seli në Prizren dhe Prishtinë për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim

Prokuroria Themelore në Prizren, pas grumbullimit të informacioneve lidhur me një publikimin të Rrjetit të Organizatave Joqeveritare “AVONET”, ka arrestuar dhe ndaluar pronarët e...

Moti gjatë ditëve të ardhshme, nga kjo ditë kthehet i ftohti

Java fillon me mot të ngrohtë. Nga e marta pritet përkeqësim i motit me rënie të temperaturave dhe me të reshura shiu. Reshje bore...

Ky është plani i Albin Kurtit për konfiskimin e pasurisë (Dokument)

Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë miratuar koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme, i cili do të mundësoi konfiskimin e pasurisë së secilit qytetarë të Kosovës,...

Vjedhje e rëndë në Rahovec

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zoqishtë të Rahovecit. Ankuesi ka raportuar në polici se i është vjedhur vetura e tipit VW Golf...

Kështu pritet të organizohen dasmat nëse lejohen

Nëse Ministria e Shëndetësisë merr vendim që të lejojë organizimin e dasmave dhe ahengjeve tjera, personat e parë me të cilët do të kenë...

Mourinho largohet nga Tottenham, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit anglez

Pas rezultateve zhgënjyese këtë sezon, Tottenham Hotspur pritet të ndajë rrugët me Jose Mourinhon. Humbja nga Manchester United në Premier Ligë duket sikur i dha...

Për tri javë, 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar me koronavirus

Në një periudhë trejavore, përkatësisht nga 15 marsi deri më 2 prill, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të...

Hoti, futbollisti që synon ligat e forta dhe është mes Kosovës e Shqipërisë

Florent Hoti u lind në qytetin e Manchesterit nga prindër shqiptarë nga Kosova e Shqipëria. Hoti ka shumë rrugë për të zgjedhur kur vjen...

Personeli shëndetësor dhe të moshuarit në Prizren hezitojnë të vaksinohen

Doktori Arsim Berisha, ka thënë se vaksinimi në Prizren ka filluar sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë me 2 prill dhe po vazhdon në...

Ronaldo publikon foto nga palestra, por e gjithë vëmendja shkon te Georgina për shkak të trupit të saj

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë aktiv në palestër përkundër se ka një super trup të ndërtuar, shkruan Insporti.com. Sulmuesi portugez po punon...

Në Suharekë nuk ndalen dasmat, policia ndalon tri ahengje

Më 11 prill 2021, policia në Suharekë ka bërë të ditur se ka marrë informacion se në tri raste kishte të organizuara ahengje familjare...

KMDLNj: Të burgosurit në Kosovë meritojnë më shumë vëmendje nga shteti

Që nga shpërthimi i pandemisë e shkaktuar nga COVID–19, njëra prej grupeve më të margjinalizuara që iu janë shkelur të drejtat e njeriut janë...

Haskuka: Partitë politike në Prizren duan trajtim preferencial mbi ligjin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se partitë politike në Prizren, në vend se të mundohen për aplikim të ligjit për...

I mituri nga Prizreni therret me thikë nga një moshatar, përfundon në spital

Një i mitur është therur me thikë nga një i mitur tjetër në Prizren, ka bërë të ditur policia. Policia e Kosovës në raportin 24...

Lajmet e Fundit