24.6 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Drejtoria e Arsimit në Dragash, ka organizuar mbajtjen e garave “Olimpiada Matematike”

Për herë të tretë Drejtoria e Arsimit në Dragash dhe  Shoqata e Matematikanëve të Kosovës kanë organizuar Olimpiadën Matematike. Nga kjo garë do të caktohen përfaqësuesit e Komunës së Dragashit në Olimpiadën e XIII Matematike të Kosovës e cila do të mbahet në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë (Rr. Tahir Zajmi, Nr. 65, Kalabri).

Më 27 shkurt 2021, e shtunë, në ora 10:00, do të mbahet Olimpiada e XIII Matematike e Kosovës – OMK 2021.  Nga Olimpiada Matematike e Kosovës përzgjedhet ekipi prej 6 nxënësve që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 62-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2021, e cila do të mbahet në St. Petersburg, në Rusi, prej datës 14. 07. 2021 deri më datën 24. 07. 2021, ku Kosova merr pjesë për herë të njëmbëdhjetë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota.

Nga Olimpiada Matematike e Kosovës përzgjedhet ekipi prej katër vajzave që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Garat Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2021, e cila do të mbahet në qytetin Kutaisi, në Gjeorgji, prej datës 09.04.2020 deri më datën 15.04.2020.

Po ashtu, nga Olimpiada Matematike e Kosovës do të përzgjidhen nxënësit nga klasa IX që do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e Dytë Matematike Kosovë – Shqipëri – KAMO 2021, e cila do të mbahet në Shqipëri.

Olimpiada Matematike e Kosovës mbahet për nxënësit e klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta, dhe të 12-ta.  Në Olimpiadën Matematike të Kosovës marrin pjesë të gjitha vendet e para dhe të dyta të klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta, dhe të 12-ta, thuhet në njoftimin e drejtorisë së Arsimit të komunës së Dragashit të udhëhequr nga MSc. Vloran Cenaj.

May be an image of 2 njerëz dhe people standing

May be an image of 2 njerëz, people sitting, people standing dhe E brendshme

May be an image of 2 njerëz, fëmijë, people sitting, people standing dhe E brendshme

May be an image of 1 person, standing dhe E brendshme

May be an image of 2 njerëz dhe people standing

Më Shumë

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmet e Fundit