20 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

88 vjet pa atdhetarin dhe publicistin Hilë Mosi

88 vjet më parë ndërroi jetë në Tiranë Hilë Mosi (1885-1933), një ndër personalitetet e letrave e kulturës shqipe, gazetar, shkrimtar, përkthyes, anëtar i Komisisë Letrare të Shkodrës, deputet, prefekt, Drejtor i Përgjithshëm i Sigurimit Botor, Ministër Arsimi.

Pas diplomimit në Austri ai u kthye në atdhe ku mbajti një aktivitet intensiv kulturor dhe patriotik. Ai ishte delegat në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, delegat në Kongresin e Lushnjës, përfaqësues i vendit tonë në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920, Anëtar i Parlamentit Shqiptar gjatë viteve 1920-1924 dhe një nga drejtorët e parë të Bibliotekës Kombëtare. Nisi të shkruante që në moshë fare të re, bashkëveproi rregullisht me “Albania”-n e Konicës me pseudonimet Zog Sakoli, Sakoli, Zog Dushmani, Lirijasi, Speci etj. Bashkëpunime pati gjithashtu edhe me të përkohshmet e kohës, si: “Drita” e Sofjes, “Kombi” i Bostonit, “Albania” e Beogradit, “L’Albania” e Dervish Himës, “Shpnesa e Shqypnís” e Raguzës, “Diturija” e Lumo Skëndos, “Lirija e Selanikut”, “Vllaznija” e Vjenës, “Lidhja Ortodokse” e Korçës, “Shqiptari” i Stambollit, i së cilës qe kryeredaktor, “Agimi” i Shkodrës etj.

Në vitin 1913 themeloi dhe drejtoi bashkë me Karl Sumën dhe Risto Siliqin, fletoren e përdyjavshme “Shqypnija e Ré”, e cila e vijoi botimin derisa filloi lufta botërore. Po në këtë vit botoi në Trieste një grumbull poezish me emrin “Zâni i Atdheut”, vjersha atdhetare të përpiluara, më të shumtën, mbas frymës popullore, ku qëndron si faktor i parë malli për atdhe. Vepërza “Lotët e Dashunís”, e botuar në vitin 1916 përfshinë një tubë lirikash me lëndë të ndryshme dhe me masa vargu gjithfarësh; një pjesë e këtyre janë origjinale, të tjerat janë përkthime të lira autorësh gjermanë i Goethe, Schiller, Heine, Koerner, Lessing etj.

Këtij vëllimi i bëni një botim të dytë me titullin “Lule Prendvere” duke i shtuar vjersha dhe balada të reja dhe duke përmirësuar të parat. Një mëritë të veçantë në historinë e letërsisë shqiptare e ka për poezinë prij 138 vargjesh me titullin “Natyra”(Albania, Viti X, nr. 10-11-12, 1960, faqe 188-191 në të cilën takohet prova e parë e përshtatjes së heksametrit në shqipen. / Gazeta Shqiptare / KultPlus.com

Më Shumë

“I njoh do alamet idiota” i Jurij Hudolinit prezantohet në Rahovec

Gjatë Hardh Orës Poetike në Rahovec u promovua libri “I njoh do alamet idiota” i autorit të njohur slloven Jurij Hudolin, përkthyer nga Fadil...

Tragjedi në Rahovec: Vdes dyvjeçari pas lëndimit aksidental, rasti nën hetime

Një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi kishte pësuar një lëndim aksidental më 31 gusht në...

Lajmet e Fundit