14.1 C
Prizren
E martë, 13 Prill, 2021

Prizren: E ther taksistin dhe ia merr paratë, një muaj paraburgim për të pandehurin

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit V.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale:  grabitjes nga neni 317 par. 1 të të KPRK-së.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: “Me datë 29 janar i pandehuri V.K., me një të mitur marrin një taksi të tipit pronë e të dëmtuarit N.H., ku pranë karriges së shoferit është ulur i pandehuri V.K., ndërsa mbrapa ka qenë i ulur i miturit A.Q., dhe nga shoferi i taxit – i dëmtuari kërkojnë që ti dërgon deri në fshatin Shirokë, dhe me të arritur në fshat i pandehuri V.K., nxjerrë thikën i ’a vendos në gjoks të dëmtuarit dhe i thotë që të vazhdojë për në fshatin Mushtisht, dhe me të arritur në afërsi, i pandehuri V.K., e urdhëron të kthehen majtas dhe të shkojnë në një arë të këtij fshati, dhe me thikë e shpon në gjoks të dëmtuarin N.H., e pastaj me dhunë ia merr 82 euro dhe dy telefona personale me sim-kartela dhe së bashku me të miturin ikin në drejtim të panjohur, ndërsa të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime trupore. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”.

Gjyqtarja e procedurës, Raima Elezi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 18.02.2021 deri me datën 17.03.2021.

Gjykata, ka konsideruar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, meqenëse i pandehuri V.K., nga dita kritike e deri në arrestimin e tij nga organet e ndjekjes i pandehuri ka qenë në arrati, andaj këto rrethana shtojnë dyshimin se i pandehuri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, me çka do të pamundësoj zhvillimin e rregullt të kësaj procedure penale hetimore.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

Më Shumë

Osmani: Kavalli i Bacës Shaqë pushoi, por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se instrumentet e muzikës si okarina, fyelli e kavalli, mbetën pa mjeshtrin e madh Shaqir Hotin. Ajo ka...

Millaku shpall kandidaturën për Prizrenin, Dega e VV-së s’ka informacione, Haskuka e zyra qendrore heshtin

Deputetja Drita Millaku dje publikisht ka treguar se synon të garojë për kryetare të Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë....

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullat postare “Kroi i Gorozhupit, Kroi i Siqevës dhe Kroi i Mbretit”

Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim emisionin e pullave postare të titulluar “Kroi i Gorozhupit, Kroi i Siqevës dhe Kroi i Mbretit” që i...

Azemi pret të takohet me Kurtin: Me 1 maj të vendoset për pagën minimale

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një intervistë për Ekonomia Online tha se kanë bërë kërkesë për takim me...

Vërmicë: Vazhdojnë kolonat e qytetarëve në kufi me Shqipërinë

Qytetarët e Kosovës edhe sot kanë zgjedhur ta lëshojnë vendin për fundjavë, duke u nisur drejt Shqipërisë Sipas mediave kosovare, në kufirin Vërmicë-Morinë janë shkaktuar...

Kosovë: Shtatë të vdekur nga COVID-19

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (81, 44 vjeç),...

LDK në Prizren: Haskuka po i kërcënon partitë me dëbim nga zyrat

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren ka reaguar rreth vendimit të Komunës për largimin e partive politike nga zyrat. Sipas këtij subjekti politik, kryetari i...

Rahoveci -Ylli në superderbin për kalim direkt në gjysmëfinale

Java e transmetimeve të Superligës së basketbollit kosovar në Artmotion dhe komplet sezoni i rregullt i ndeshjeve përmbyllet me duelet e sotme tejet interesante,...

Nagavci: Mësimi sot filloi pa pengesa, për javën e ardhshme do të vendoset sipas rekomandimeve

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se në këtë formë të mësimit do të vazhdohet këtë javë,...

Jim Belushi kërkon të njohë më shumë shqiptarë

Aktori i njohur me origjinë shqiptar, Jim Belushi përmes një postimi në “Twitter” ka shprehur dëshirën e madhe për të njohur sa më shumë...

Botohet romani që i kushtohet aktores Leze Qena

Me rastin e njëvjetorit te? vdekjes se? aktores se? njohur Leze Qena, shkrimtari Vilson Culaj ka botuar roman, “Dashuri te? paprekura”. Ky roman biografik paraqet...

14 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, 685 raste

14 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 685 raste. Këto rezultate kanë dalë nga 4.742 mostra...

Shaqir Totaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Prizrenit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka konfirmuar kandidaturën e tij për kryetar të Prizrenit. Totaj tha se për këta e ka përkrahjen...

DASHURI SI KULLA E BABILONIT

Ai vallëzonte lehtë këtë mbrëmje në krahët e një femre me hundë të shpuar, teksa fustani i saj edhe për meshkujt tjerë ishte tërheqës....

Milani beson në Piolin

Milani po planifikon ta mbajë trajnerin Stefano Pioli. Drejtuesit e klubit “Rossonerë” janë duke planifikuar kontratë të re për Piolin. 55-vjeçarit do t’i ofrohet kontratë...

Në dasmën e djalit, nëna kupton që nusja ishte vajza e saj

Një skenar i përkryer për një film dramatik është historia e vërtetë e një familjeje në Kinë. Nëna zbulon në dasmën e djalit të...

Lajmet e Fundit