9.9 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për sulm në një kafiteri në Bellobrad të Dragashit

Është shtyrë për 31 mars gjykimi ndaj të akuzuarit për sulm, Nuridin Qafleshi.

Kjo pasi seanca e caktuar për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, dështoi të mbahej për shkak të mungesës së të akuzuarit tjetër në këtë rast, për të cilin është veçuar procedura, Mustafë Qafleshi.

Për këtë të fundit, i cili është ftuar në cilësi të dëshmitarit, gjykatësja Sabaheta Kurteshi tha se nuk është ftuar në mënyrë të rregullt, ngase siç shihet nga konstatimi i dorëzuesit, i njëjti jeton në Gjermani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana, seanca u shty për 31 mars, në ora 9:30.

Ndryshe, prezent në sallë të gjykimit ishin prokurori Labinot Jetishi, i pandehuri Nuredin Qafleshi dhe i dëmtuari Dashurim Kryeziu.

Sipas aktakuzës së ngritur me 15 nëntor  2016, Nuredin dhe Mustafë Qafleshi akuzohen se me 20 gusht 2016,  rreth orës 17:50, në fshatin Bellobrad, me dashje përdorin forcë ndaj të dëmtuarve Dashurim dhe Arben Kryeziut, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke pirë kafe në kafiterinë “Gazi”, së bashku me disa shokë, i pandehuri Mustafë Qafleshi i afrohet, me këmbë e godet tavolinën dhe grushton të dëmtuarin Arben Kryeziu.

Në atë moment i dëmtuari i drejtohet me fjalët “ngadalë, t mirremi vesh se çka është problemi, se vëllau im nuk është fajtor”, të pandehurit i sulmojnë duke i goditur dhe tërhequr zvarrë për tokë, me ç’ rast i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të dëmtuarit Dashurim Kryeziu.

Me këtë, ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “sulm”, e paraparë me nenin 187, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Prizren, përkujtohet 27-vjetori i Betejës heroike të Jeshkovës

Në përkujtim të 27-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, zyrtarë të ekzekutivit dhe përfaqësues komunalë, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta...

Kryeprokurori në Prizren del në aksion bashkë më Njësinë Speciale, arrestohen disa persona për fajde

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kreziu, ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit. Njësiti Special ka arrestuar disa...

Lajmet e Fundit