Para të falsifikuara në Suharekë e Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të parave të falsifikuara, një në Suharekë dhe tjetra në Prizren,

Të dy rastet kanë ndodhur të mërkurën, më 10 mars.

Rr. Brigada 123, Suharekë, 10.03.2021 – 20:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një person i pa njohur ka këmbyer një monedhë prej 500 euro të falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Prizren, 10.03.2021 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar një shumë parash, ku një kartëmonedhë prej 500 euro dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetim. /Telegrafi/

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit