16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Zgjedhjet e 14 shkurtit – sot pritet që Supremja të vendosë edhe për gjashtë ankesa të partive politike

Sot është afati i fundit që Gjykata Supreme të vendos lidhur me gjashtë ankesa të parashtruara nga subjektet politike ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Gjykata Supreme kishte pranuar gjithsej 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku gjatë ditës së enjte kishte vendosur për nëntë prej tyre, transmeton Telegrafi.

Më poshtë shihni vendimet e Supremes për nëntë ankesa, për të cilat ka vendosur një ditë më parë:

Anton Shala, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.507/21 (e refuzuar)

Nezir Çoçaj, Prizren kundër vendimit të PZAP-së A.nr. 657/2021 ( E refuzuar)

Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 760/2021 ( E refuzuar)

Visar Hoti, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A. nr. 746/2021 (e refuzuar)

Ismet Shamolli, Ferizaj kundër vendimit të PZAP-së A. nr. 773/2021 (e refuzuar)

Hisen Berisha, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.691/2021 (e refuzuar)

Lirije Kajtazi, Gjilan, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.764/2021 (e refuzuar)

Ekrem Hyseni, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.754/2021 ( e refuzuar)

Gentrit Syla, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 751/2021 9 (E refuzuar)

Më poshtë ankesat për të cilat Supremja do të vendosë sot:

Duda Balje, Socialdemokratska Unija, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021

Qazim Rrahmani, PLE, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Erxhan Galushi, Prizren, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 761/2021

Romani Iniciativa, Graqanica, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Adriana Hoxhiq, Ujedinjena Zajednica, Mitrovicë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 656/2021

Ndryshe, sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, pastaj Partia Demokratike e Kosovës radhitet në vendin e dytë, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës në vendin e tretë. /Telegrafi/

Më Shumë

63 vjeçari dyshohet se goditi me sëpatë vëllain e tij 72 vjeçar në Romajë

Një person dyshohet se e ka sulmuar me sëpatë vëllain e tij të dielën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin...

Sekuestrohen katër armë në Prizren dhe Dragash

Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë zjarri në katër raste të ndara gjatë kësaj jave në rajonin e Prizrenit. Bëhet fjalë për dy...

Lajmet e Fundit