19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Po dëgjohet edhe në Brazil, “Make a pose” e Don Xhonit shkon deri te futbollisti i famshëm (FOTO)

Freestyle “Make a pose” është bërë mjaft virale në rrjet duke thyer edhe kufijtë. E sigurisht që reperi i ri, Don Xhoni, është mjaft i lumtur për këtë fakt.

Në rrjetin social “TikTok” u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm anë e mbanë botës publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Po dëgjohet edhe në Brazil, “Make a pose” e Don Xhonit

Po dëgjohet edhe në Brazil, “Make a pose” e Don Xhonit

Por tani, reperi duket se ka marrë edhe vëmendjen e futbollistit të famshëm brazilian, Douglas Costa. Ky i fundit ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instastory” një video, ku tregon se po dëgjon “Make a pose”.

Reperi shqiptar e ka ripostuar këtë video, duke treguar se është mjaft i lumtur që video e tij po bëhet kaq virale.

Po dëgjohet edhe në Brazil, “Make a pose” e Don Xhonit

Po dëgjohet edhe në Brazil, “Make a pose” e Don Xhonit

Më Shumë

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin...

Policia Ushtarake e Karabinierëve patrullon në Prizren

Policia Ushtarake e Karabinierëve e caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, pjesë e misionit të KFOR-it, rregullisht zhvillon patrulla në Prizren me qëllim të...

Lajmet e Fundit