5.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Milaim Zeka thotë se Specialja do të arrestojë shtatë apo tetë deputetë

Gazetari e ish-deputeti Milaim Zeka ka paralajmëruar se do të ndodhin arrestime të reja nga Gjykata Speciale.

Zeka në Kanal10 ka thënë se ka informacione se menjëherë pas krijimit të qeverisë do të aktivizohet sërish Gjykata Speciale.“Një mori arrestimesh, në mesin e tyre edhe 7-8 deputetë”, ka paralajmëruar Zeka.

Kujtojmë se ishte pikërisht Zeka i cili në vitin 2016 kishte dhënë disa emra të cilat kishte pohuar se do të ishin cak i Gjykatës Speciale.

Ndryshe, që disa muaj nga Specialja janë arrestuar Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Salih Mustafa.

Më Shumë

Dragash: Kanosi zyrtarin policor, dërgohet në mbajtje një person

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje një person në Dragash. Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari gjersa ishte në stacion policor lidhur me një rast...

Federata e Peshkatarëve konfiskon varkë dhe rrjeta në Krushë të Madhe

Federata e Peshkatarëve ka realizuar dje një aksion kontrolli në Krushë të Madhe, i cili ka zgjatur nga ora 13:00 deri në mesnatë. Gjatë këtij...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit