Faqja që menaxhohet nga VV-ja zbulon se Hajrulla Çeku bëhet ministër

Java e ardhshme do të jetë javë finale për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë. Të hënën pritet që, pos konstituimit të Kuvendit, të votohet edhe qeveria e re. Ndërkaq gjatë javës është diskutuar mundësia që të thirret seancë edhe për presidentin. Deri më tani, disa persona dihet se do të emërohen në krye të dikastereve qeveritare, raporton Gazeta Express.

Njëri nga personat që po përflitet se do të jetë në krye të dikasterit të Kulturës, është Hajrullah Çeku.

Express e ka kontaktuar dje gjatë ditës të njëjtin për të marrë ndonjë konfirmim nëse është i propozuar për ministër në Qeverinë Kurti 2. Ai nuk ka folur për gazetën.

Se Ceku do të bëhet ministër e thotë faqja “mekryeministrin” që menaxhohet nga aktivistë të LVV-së.

“meKryeministrin.info ka mësuar nga burimet e saj se Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta drejtojë, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Harjullah Ceku, i cili vie nga qyteti i Prizrenit”, thuhet në njërin nga lajmet që ka publikuar kjo faqe.

Hajrullah Ceku më parë ishte zëvendësministër në Qeverinë e Edi Ramës, në Shqipëri. Ai për një kohë drejtoi dikasterin e Turizmit.

I njëjti në zgjedhjet e 14 shkurtit ka siguruar për herë të dytë ulëse në Kuvend të Kosovës./GazetaExpress/

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit