13.1 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Pesë të vdekur dhe 704 raste të reja me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4 291 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar pesë raste të vdekjes si pasojë e këtij virusi.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 79.793 raste nga 370.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.736 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66.321 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.736.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 265 raste, Prizren 64 raste, Pejë 44 raste, Mitrovicë 43 raste, Gjilan 37 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Gjakovë 31 raste, Podujevë 25 raste, Obiliq 24 raste, Kamenicë 20 raste, Skenderaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 9 raste, Klinë 8 raste, Istog 7 raste, Rahovec 7 raste, Shtime 7 raste, Drenas 4 raste, Viti 4 raste, Dragash 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Graçanicë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Novobërdë.

Më Shumë

Sot varroset 34 vjeçari pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren

Sot do të varroset 34-vjeçari, i cili vdiq dje pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren. Varrimi i të ndjerit do të...

Artan Abrashi dhe AAK-ja nënshkruajnë marrëveshje koalicioni për qeverisjen lokale në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka nënshkruar sot një marrëveshje koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për...

Lajmet e Fundit