13.6 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Sulmohet fizikisht një punëtor i KEDS-it në Prizren, pranon tretman mjekësor

Një punëtor i KEDS-it sot është sulmuar fizikisht nga konsumatori gjatë kohës sa i njëjti ishte duke kryer detyrën e tij në Prizren.

Si pasojë e këtij sulmi, punëtori i KEDS ka pranuar tretman mjekësor ndërkaq sulmuesi është shoqëruar në polici.

“Raste të tilla të sulmeve agresive ndaj punëtorëve të KEDS janë një dukuri shqetësuese në rritje, që si pasojë po rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve të KEDS, e të cilat janë të pa tolerueshme. Kësisoj, KEDS u bën thirrje konsumatorëve që t’i ndalin sulmet dhe të mos pengohen zyrtarët e kompanisë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

Njëherazi, KEDS kërkon nga organet e drejtësisë që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë secilin rast të pengimit të punëtorëve të kompanisë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe të ndërmerren veprime konkrete ligjore që ndihmojnë në parandalimin e këtyre dukurive negative, pasi veprimet e tilla do të kenë impakt në distribuimin e energjisë elektrike tek të gjithë konsumatorët.

Më Shumë

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Lajmet e Fundit