5.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Nga sot, Kosova në listën e Zvicrës për karantinim

Zvicra nuk ka vendosur për lirim të masave anti-COVID pavarësisht parashikimeve, si pasojë e rritjes së rasteve pozitive.

Ky shtet po ashtu ka futur në listë edhe disa vende të tjera, banorët e të cilave për të hyrë në Zvicër duhet të karantinohen. Në mesin e tyre është edhe Kosova.

Ndërkaq shtetet e tjera përveç Kosovës që janë futur në listë për karantinim që nga 22 marsi janë: Belgjika, Bullgaria, Polonia, Rumania, Hungaria dhe Qipro. Ndërkohë shtetet evropiane që vazhdojnë të mbesin në listë janë: Britania e Madhe, Suedia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Sllovenia, Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi, San Marino, Monako, Shqipëria dhe Andorra.

Kushdo që hyn në Zvicër nga vendet e vendosura në listë, duhet të ketë një test negativ PCR që nuk është më i vjetër se tre ditë dhe më pas t’i nënshtrohet karantinës për dhjetë ditë.

Karantina mund të përfundojë nga dita e shtatë, nëse rezultati i testit të shpejtë antigen ose testi PCR është negativ.

Më Shumë

Malisheva rikthehet te fitoret, “shokon” Llapin

Malisheva shënoi një fitore të merituar në shtëpi, duke mposhtur Llapin 2-0. Golat u shënuan nga Donart Vitija (‘52) dhe Mevlan Zeka (‘69), me asistim...

Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në "Shatërvan" do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit