13.5 C
Prizren
E enjte, 9 Janar, 2025

Dragash, shtyhet gjykimi për kanosje

Mungesa e të akuzuarit për kanosje, Abas Mexhiti dhe ajo e të dëmtuarit në këtë rast, Rakip Mexhiti, u bënë shkak për dështimin e seancës së paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Për të dy, gjykatësja Sabaheta Kurteshi deklaroi se janë ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën e tyre nuk e kanë arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prezent në sallë të gjykimit ishte prokurori Besim Susuri.

Në këto rrethana, gjyqtarja Kurteshi e ka shtyrë seancën për 30 prill 2021, në ora 10:30.

Abit Mexhit akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren se më 5 tetor 2017, rreth orës 19:40 minuta, në fshatin Kuklibeg të Komunës së Dragashit, seriozisht i kanoset të dëmtuarit Rakip Mexhiti me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privoj nga jeta ose do t’i shkaktoj lëndim të rendë trupor, ose do ta dëmtoj me armë zjarri, me qellim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit.

Sipas aktit akuzues, këtë e ka bërë në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte në shtëpinë e tij, i pandehuri kishte hyrë në oborr, e kishte kapur për fyti dhe e kishte shtyrë atë, derisa ishin dalë jashtë familja e të dëmtuarit dhe i kërcënohet me fjalët “Do t’ju mbys do t’ju vras”, me ç’rast tek i dëmtuari shkakton ankth dhe frikë, si dhe ia rrezikon sigurinë personale.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “kanosja”, e paraparë me nenin 185, paragrafin 2, lidhur me nen paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Mërgimtari nga Suedia dhuron donacion për QMF-në në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur përmes një postimi të tij në Facebook se një mërgimtar nga Dejni i...

Doli nga shtypi libri “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”, i gazetarit, publicistit dhe profesorit të UBT-së, Musa Sabedini

Profesori i Fakultetit Media dhe Komunikim, Musa Sabedini, ka botuar librin e tij të tretë universitar të titulluar: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”, i...

Lajmet e Fundit