Neymar i hapur për rikthim te Barcelona

Sulmuesi brazilian, Neymar, duke se mund të bëjë një rikthim në Barcelonë.

Mediume katalanase shkruajnë se ai ndërprerë bisedimet me Paris Saint-Germanin për rinovim të kontratës, pasi Lionel Messi mund të qëndrojë në klubin spanjoll.

Ai duket se ka shprehur dëshirën për të luajtur sërish bashkë me argjentinasit, ndërsa Andre Cury, ish-agjent i Barcelonës, ka thënë se Neymar mund të luajë krah Messit vetëm në Barcelonë.

Klubi i Neymarit pësoi disfatë të shtunën nga Lille në Ligën franceze me rezultat 1-0. Mysafirët realizuan në minutën e 20-të të ndeshjes, derisa 29-vjeçari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pak para fundit të takimit.

PSG-ja gjendet në pozitën e dytë të tabelës, me 63 pikë, derisa Lille në të parin me tri pikë më shumë.

Më Shumë

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit