10.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

9 të vdekur dhe 680 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur nëntë pacientë të cilët ishin të prekur me COVID-19.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (69, 67, 53 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 79 vjeç), Deçan 1 rast (78 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Podujevë 1 rast (66 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë këtij harku kohor janë regjistruar 680 raste të reja të infektimit me këtë virus, derisa janë shëruar 465 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus.

Më Shumë

Prishtina e Re përmbys Malishevën në fund

Prishtina e Re ka shënuar fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Malishevës, duke triumfuar 2-1 në një ndeshje dramatike. Pjesa e parë u mbyll pa...

Policia e kap hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur për...

Lajmet e Fundit