-0.1 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Policia në aksion në Prizren, ndalon disa dasma, gjobit bizneset dhe organizatorët

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot duke u angazhuar për zbatimin e masave anti-COVID-19, ka realizuar një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve në Prizren.

Policia bën të ditur se kishte pranuar informacion se disa objekte hoteliere, përkatësisht salla të dasmave, kanë organizuar ahengje në kundërshtim me masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.

Policia ka kryer kontrolle në disa lokacione dhe dhe ka shqiptuar gjoba në tri lokale në Prizren me nga 500 euro për bizneset ndërsa per organizatorin nga 200 euro, dhe në Vërmicë inspektorët shqiptuan gjobë në vlerë 500 euro.

Si rezultat i kësaj Policia shpërndau të gjithë dasmorët dhe ndaloi dasmat.

“Në kuadër të inspektimit të lokaleve u kontrolluan gjithsej 77 lokale në rajonin e Prizrenit, ndërsa për mos mbajtje të distancës dhe pa maska u shqiptuan 40 gjoba në bazë të ligjit 07/L-006”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia rajonale në Prizren ka apeluar tek të gjithë qyetarët e Prizrenit që të respektojnë masat e Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së për masat kundër COVID-19.

“Aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi, dhe policia do të jëtë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë dhe rekomandimeve të IKSHP-së”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Doli nga shtypi pjesa e tretë e librit “Ditari i kohës nën pushtim” i shkrimtarit Murat V. Gashit

Ka dalë nga shtypi libri “Ditari i kohës nën pushtim – Refleksion mbi jetën dhe vdekjen”, pjesa e tretë, i autorit Murat V. Gashi. Vepra...

KQZ-ja merr vendim: Do të rinumërohen të gjitha votat në Kosovë, shkarkohen përfaqësuesit e të gjitha partive në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të rinumërohen të gjitha votat në 28 komuna të Kosovës. Kjo pas dallavereve të evidentuara në disa komuna. Gjithashtu, KQZ-ja...

Lajmet e Fundit