Kanos ish-bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që dyshohet se kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në Rahovec.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rahovec 07.04.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit