Zafir Berisha përkujton masakrën e Lugishtës së Hasit

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, përkujtoi sot të rënët e fshatit Lugishtë të Hasit.

“Sot bëhen 22 vite nga masakra e forcave serbe në Lugishtë të Hasit.Me 12 prill 1999 ndodhi një nga masakrat më të tmerrshme të shtetit të Serbisë mbi popullatën civile në Lugishtë të Hasit duke vrarë 46 fëmijë, gra e pleq në mënyrën më makabre”, shkruan Berisha në Facebook.

“Lugishta, por edhe krahina Hasi në përgjithësi ishte një nga hallkat tepër të rëndësishme të luftës së UÇK-së për lirin e Kosovës dhe jo rastësisht okupatori serb kishte koncentrim të mëdha të forcave ushtarake, policore e paramilitare në këtë rajon”.

“Si shumë luftëtar të UÇK-së edhe unë me bashkëluftëtar kamë qenë i nderuar të përjetoj mbështetjen e hasjanëve në shtatorin e vitit 1998 ku u pritëm dhe u ndihmuam nga heroi i UÇK-së Besim Parallangaj një djalë trim dhe sypatrembur”.

“Në vitin 2009 në shenjë respekti dhe nderimi për gjakun e derdhur për lirin e Kosovës, vendosëm një lapidar në Lugishtë, si simbol i kujtimit për atë çka ka ndodhur gjithë luftës për lirin e Kosovës”.

 

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit