Prizreni, komuna e parë me Pikë Vrojturse

 

Prizreni, tanimë do ketë edhe një ofertë të re turistike, Pikën Vrojtuese (View Point), nga ku qytetarët dhe turistët mund t’i shikojnë e t’i shijojnë bukuritë natyrore e më të bukurit vend.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz sot kanë bërë përurimin e ofertës turistike Pikën Vrojtuese, të instaluar në afërsi të fshatit Jabllanicë dhe Pouskë.

Në kuadër të këtij projekti është bërë rregullimi i ambientit si dhe vendosja e dylbive, të platformës metalike dhe të xhamit mbrojtës, vendosja e ulëseve dhe tabelës informues si dhe është bërë rregullimi i vendit për parkim të veturave, duke krijuar një ambient mjaft atraktiv për vizitorë.

Me këtë rast, Haskuka deklaroi që Komuna e Prizrenit do të jetë gjithmonë prijëse në krijimin e destinacioneve të reja turistike!

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit