1.4 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Rahoveci kërkon nga qeveria dëmshpërblim për bujqit e dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve

Komuna e Rahovecit kërkon nga Qeveria e Kosovës dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smjal Latifi ka treguar se tashmë i ka dërguar edhe shkresë Qeverisë së Kosovës për dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e vlerës së subvencioneve për vreshtarët, perimtarët e blegtorët.

“Të nderuar fermerë të komunës sonë. Më lejoni t’ju njoftoj se në bazë të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid 19, si dhe dëmeve që ka pësuar bujku rahovecas edhe nga vërshimet dhe përmbytjet, dje ju kam drejtuar me dy shkresa konkrete Qeverisë së Kosovës dhe kam kërkuar: * Dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar, rritjen e vlerës së subvencioneve për vreshtarët, perimtarët, blegtorët…për të gjithë bujqit dhe fermerët”, ka shkruar Latifi.

Latifi thotë se përkrahja nga qeveria dhe donatorët do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësin e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve.

Reklamë
“Përkrahja që vjen qoftë nga qeveria apo donatorët, sigurisht se ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka shkruar Latifi.

Më Shumë

Në Prizren kanoset një zyrtar policor, e në Suharekë një tjetër sulmohet fizikisht

Dy incidente të ndara ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë raportuar në raportin 24-orësh.   Sipas PK-së, në Prizren, të mërkurën rreth orës 19:00, është...

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Lajmet e Fundit