Policia për 24 orë gjobiti 595 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Qytetarët në vazhdimësi janë duke u gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 595 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Telegrafi/

Më Shumë

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Lajmet e Fundit