7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Superliga Evropiane pezullohet, por nuk dorëzohet

Superliga e Evropës ka thënë se do t’i duhet të rikonsiderojë “hapat më të përshtatshëm për të riformuar projektin”, pasi të paktën gjashtë klube u tërhoqën nga lista e parë e ekipeve që synuan një garë të re evropiane.

Chelsea, Manchester United, Manchester City, Tottenhami, Liverpooli dhe Arsenali konfirmuan të martën se po tërhiqen nga gara e sapoformuar, Superliga. Si rezultat, e ardhmja e kësaj gare u vu në dyshim të madh.

Pas një takimi të mbajtur të martën në mbrëmje, Superliga lëshoi një njoftim për media duke konfirmuar pezullimin e projektit. Megjithatë i la dyert e hapura për një rikthim të idesë në të ardhmen.

“Jemi duke propozuar një garë të re evropiane për shkak se sistemi ekzistues nuk po funksionon. Qëllimi ynë është që të lejojë sportin të evoluojë duke nxjerrë burime e stabilitet për të gjithë piramidën e futbollit, përfshirë ndihmën që i gjithë komuniteti të tejkalojë krizën financiare të përjetuar si rezultat i pandemisë”, thuhet në një njoftim të kësaj gare. “Pavarësisht largimit të klubeve angleze, të detyruara për shkak të presionit mbi to, ne jemi të bindur që qëllimi jonë është në linjë me ligjet dhe rregullatorët evropiane dhe kjo u demonstrua edhe sot nga një vendim gjyqësor për të mbrojtur Superligën nga veprimet e palëve të treta”.

“Si pasojë e rrethanave të reja, ne duhet të rikonsiderojmë hapat më të përshtatshëm për të riformuar projektin, gjithmonë duke pasur në mendje ofrimin e përvojës më të mirë për fansat tanë, teksa të sigurojmë ndihmën financiare për të gjithë komunitetin e futbollit”, thuhet më tej në komunikatë.

Të dielën, turneu u nis me 12 klube si pjesë e saj. Nga to tashmë kanë mbetur vetëm Juventusi, Interi, Milani, Real Madridi, Atletico Madridi dhe Barcelona.

Më Shumë

Liria përballet nesër me Trepçën ’89 në Prizren

Pas pauzës, Liria rikthehet në garë me një përballje të rëndësishme në shtëpi. Skuadra prizrenase do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë...

Përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, figurës poliedrike të historisë dhe kulturës shqiptare

Sot përkujtohet përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, një prej personaliteteve më të mëdha dhe më të gjithanshme të historisë shqiptare. Poet, përkthyes,...

Lajmet e Fundit