Para të falsifikuara në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar edhe për dy raste të raportuara në Polici për falsifikim të parasë në Prizren.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, në total ka raportuar për pesë raste të falsifikimit, tri në Prishtinë dhe këto dy në Prizren.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 26.03-08.04.2021 – NN. Ankuesja femër kosovare punëtore në bankë ka raportuar se gjatë numërimit të parave kishte vërejtur : 7×1 € monedha, 26×2 € monedha dhe 1×0.5€ monedha që dyshohet të jenë të falsifikuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 26.03-08.04.2021 – NN. Ankuesja femër kosovare punëtore në bankë ka raportuar se gjatë numërimit të parave kishte vërejtur 1×1 € monedhë dhe 41×2 € që dyshohet të jenë të falsifikuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Më Shumë

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit