0 C
Prizren
E shtunë, 18 Janar, 2025

Murati sqaron vendimin për pensionet: Shtesat do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka shqaruar vendimin lidhur me shtesat e pensioneve.

Murati me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se këto shtesa prej 10 euro do të vazhdojnë për tërë vitin.

“Krejt c?ka do te? merrnin pensioniste?t pa vendimin e djeshëm të qeverisë, do te? ishte shuma prej 75 ose 90 eurove, ashtu sic? e?shte? e planifikuar ne? buxhetin e vitit 2021, te? miratur ne? Kuvend. Ministria e Finacave, Pune?s dhe Transfereve, ka parapare? qe? pe?r kategorite? e skemave pensionale qe? marrin ne?n 100 euro – e ke?tu ka kategori me 75 euro dhe me 90 euro – te? aplikohet nje? shtese?, asisoj qe? shuma totale e pensionit me gjithe? shtese?n te? jete? 100 euro. Këto shtesa do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit, njësoj sikurse mbështetja për përfituesit e asistencës sociale”, ka shkruar Murati, përcjell Telegrafi.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që të rris vlerën prej 10 euro të pensioneve bazë për tre muajt e ardhshëm, por ta largoj shtesën prej 30 euro që ishte marr nga Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Mirëpo, ky vendim ka shkaktuar reagime të opozitës.

Ramush Haradinaj e ka konsideruar jonjerëzorë këtë vendim të Qeverisë pasi sipas tij nuk vazhdohet ndihma siç e kishte bërë qeveria paraprake për këtë kategori sociale.

“S’po muj me besu që të hiqen 20 euro shtesa nga pensionet, në këtë kohë kaq të vështirë. Jonjerëzore!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në janar të këtij viti, ish-qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti kishte vendosur të paguante 30 euro shtesë mbi pensionin bazë për pensionistët për tre muajt pasues.

Pra shumica e pensionistëve nga 90 euro kanë marrë 120 euro, me vendim të Hotit.

Tani e tutje, kjo kategori e pensionistëve do të marrin vetëm 100 euro nga 120 sa kanë marrë paraprakisht. /Telegrafi/

Më Shumë

U raportua i zhdukur në dhjetor 2024, policia bashkë me FSK-në nisin kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për 26 vjeçarin nga Prizreni, i cili është raportuar si i...

Gjikokaj, hendbollistja e parë shqiptare që luan në Ligën e Kampionëve

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj, fundjavën që e lamë pas ka debutuar në Ligën e Kampionëve. Gjikokaj bëhet hendbollistja e parë shqiptare që...

Lajmet e Fundit