3.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Opozita: Prizreni shpëtoi nga futja në fajde

Partitë opozitare në Prizren kanë mirëpritur anulimin e vendimit të Kuvendit Komunal për dhënien e autorizimit për huamarrjen në vlerë prej 5 milionë eurove nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Sipas opozitës anulimi i këtij vendimi është një lajm i mirë për Prizrenin.

Kryetari i PDK-së në Prizren Shaqir Totaj tha se kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, përmes Kuvendit tentoi të fusë në fajde Prizrenin.

“Ky vlerësim ka shpalosur përpjekjen qëllimkeqe të Ekzekutivit, që me nxitim dhe me kontrabandimin e votave të disa kuvendarëve nga opozita, të ndikojë në miratimin e këtij vendimi në KK”, tha Totaj.

“Haskuka tentoi të fusë në fajde Prizrenin”, u shpreh ai, shkruan “PrizrenPress”.

Kuvendari i AAK-së Ilir Baldedaj e ka vlerësuar lajm të mirë për Prizrenin, anulimin e vendimit të Kuvendit.

“Anulimi i këtij vendimi parandalon futjen e Komunës së Prizrenit në borxhe”.

Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate në Prizren ka theksuar se kundërshtimi i tyre ndaj iniciativave të tilla të qeverisë komunale po konfirmohet si qëndrim i drejtë edhe nga vlerësimi i nivelit qendror.

“NISMA Socialdemokrate i ka kundërshtuar disa herë iniciativat e klanit Haskuka në Kuvendin e Prizrenit sepse ka qenë e bindur se pas tyre qëndrojnë interesa djallëzore të krimit të organizuar, të cilat qëndrojnë edhe pas qeverisë së LVV-së në Prizren, dhe për këtë na ka dhënë të drejtë edhe MAPL”, thuhet në komunikatë e Nismës.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka vlerësuar se vendimi i KK-sw “është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, për dhënien e autorizimit për huamarrjen në vlerë prej 5 milionë eurove nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim .

Kuvendi i Prizrenit muajin e kaluar pati aprovuar huamarrjen nga BERZH-i në vlerë prej 5 milionë eurove, me të cilën parashihet financimi i efiçiencës së energjisë në 100 ndërtesa në pronësi komunale./PrizrenPress.com/

Më Shumë

E dhimbshme: Vajza 8-vjeçare dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës

Një vajzë 8-vjeçare është dërguar pa shenja jete mbrëmë nga Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharkën në repartin e Emergjencës në Suharekë. Këtë e...

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

Lajmet e Fundit