Zidane flet për dëbimin e Realit nga Liga e Kampionëve!

Trajneri Zidane Zidane e ka cilësuar absurde idenë e dënimit të Real Madridit nga UEFA në lidhje me Superligën Evropiane, duke thënë se ekipi spanjoll ka të drejtë të luajë në Ligën e Kampionëve.

Zidane ka folur në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së Real Madridit në La Liga me Real Betisin të Shtunën.

Megjithatë, pyetjet ishin edhe në lidhje me ndonjë dënim të mundshëm të Los Blancos nga UEFA shkaku i Superligës Evropiane.

Trajneri francez mendon se ishte qesharake që madje ishte bërë një sugjerim i tillë.

“Ne kemi të drejtë të luajmë në Ligën e Kampionëve, është absurde dhe ne do të përgatitemi për të”, ka thënë Zidane.

Ndryshe, UEFA nuk mori ndonjë vendim për dënimin e 12 klubeve themeluese, mes tyre edhe Reali, duke vendosur ta shtyj atë për një afat të pacaktua, transmeton telegrafi.com.

Reali do të luajë në gjysmëfinale me Chelsean, në ndeshjet që janë planifikuar të zhvillohen më 27 prill dhe 5 maj.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit