Qumili viziton varrin e Cimës: E pabesueshme, e papërballueshme

Tashmë janë bërë po thuajse një muaj që nga koha kur u nda nga jeta humoristi i njohur Rasim Thaçi – Cima.

Vdekja e tij nga virusi COVID-19 la të trishtuar mbarë opinionin dhe në veçanti njerëzit e afërt dhe bashkëpunëtorët e tij ndër vite.

Një nga kolegët më të afërt të aktorit tashmë të ndjerë ka qenë edhe humoristi i njohur nga Gjakova, Sevdai Radogoshi – Qumili.

Foto: Sevdai Rodogoshi/Instagram

Ky i fundit ka shkuar për vizitë te varri i mikut të tij të ndjerë, teksa ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi nga prania e tij te vendi ku prehen eshtrat e aktorit të humorit.

“E pa besushme, e pa perballushme! O Zot i madh mëshiro”, ka shkruar Radogoshi nmë mbishkrimin e këtij postimi.

I njëjti ka ndarë me ndjekësit edhe disa fotografi të tjera nga skeçet humoristike të realizuara mes dyshes, dhe mikut të tretë të tyre, Ibrahim Krajkovës, i njohur si Leci. /Telegrafi/

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit