1 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Haradinaj – Qeverisë: Hapni gastronominë dhe sallat e mëdha

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria që të lejojnë hapjen e gastronomisë dhe sallave të mëdha, si dhe të hiqet ora policore.

Këtë kërkesë ai e shtroi gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku mes tjerash u shpreh që duhet të ndalet menjëherë, siç tha, presioni ndaj bizneseve dhe gjobat ndaj qytetarëve në këtë kohë pandemie.

“Të fokusoheni te sigurimi i vaksinave, vaksina të sigurta e jo me origjinë të dyshimtë dhe pa vonesë. Bëni kujdes që të siguroni ilaçet falas për pacientët me COVID-19”.

“Vazhdoni siguroni pako financiare për të prekurit nga kriza ekonomike, të keni një plan të vazhdueshëm me pako financiare, dhe plan të vazhdueshëm për lehtësira fiskale dhe nxitje për biznese dhe për hapjen e vendeve të reja të punës”.

“Ndalni menjëherë presionet ndaj bizneseve dhe gjobat ndaj qytetareve, nuk është praktikë e duhur ndëshkimi financiar në kohë pandemie. Merrni kredi të buta dhe mos lejoni zbritjen e pagave e pensioneve, ashtu si vepruat së fundmi me zbritjen e shtesave për pensionistët”.

“Pandemia po vazhdon, shtesat duhet të vazhdojnë”.

“Hapni gastronominë, lejoni sallat e mëdha, hapni sallat por me masa mbrojtëse. Hiqni orën policore, ajo ua vështirëson jetën njerëzve”, u shpreh Haradinaj.

Më Shumë

Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Rahovec

Pas humbjes së gjyshit, këngëtarit Labinot Rexha i është mundësuar që të jetë prezentë në varrimin e tij. Lajmin e bën të ditur përmes një...

Totaj për keqpërdorimin e votave në Prizren: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar

Kryetari i Prizrenit dhe njëherësh kryetar i degës së PDK-së në këtë komunë, Shaqir Totaj, ka reaguar pas parregullsive të evidentuara gjatë procesit të...

Lajmet e Fundit