4.6 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Mumbai/ Varrmihësi punon 24 orë, për të varrosur të vdekurit nga Covid-19

Dy ose tre muaj pas krizës Covid-19, varrmihësi i Mumbait, Sayyed Munir Kamruddin, nuk pranoi të mbajë pajisje mbrojtëse personale dhe doreza.

“Unë nuk kam frikë nga Covid, kam punuar me guxim. E gjitha ka të bëjë me guximin, jo me frikën”, tha 52-vjeçari për agjencinë e lajmeve Reuters, i cili po gërmon varret në qytet për 25 vjet.

India mes një vale të dytë të infeksioneve të coronavirusit. Të paktën 300 mijë persona kanë rezultuar pozitivë çdo ditë gjatë javës së kaluar, ndërsa numri i vdekjeve nga Covid-19 është rritur mbi 18 milionë.

Sistemet shëndetësore dhe krematoriumet janë mbingarkuar. Në Delhi, ambulancat kanë marrë trupat e viktimave Covid-19 në krematoriume të improvizuara në parqe dhe parkingje, ku digjen trupat.

Kamruddin thotë se ai dhe kolegët e tij po punojnë 24 orë për të varrosur viktimat e COVID-19.

“Kjo është puna jonë e vetme. Marrja e trupit, heqja e tij nga ambulanca dhe pastaj varrosja e tij”, tha ai, duke shtuar se nuk ka pushuar për një vit.

Ai shtoi se besimi në Zot është shumë i fortë, si dhe nuk pret ndihmë nga ana e qeverisë.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit drejt transformimit, Vitia: Investim mbi 11 milionë euro

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit po përjeton një transformim rrënjësor, falë investimeve...

FC Prizreni shpallet “Klubi i Dalluar i Vitit 2025”

FC Prizreni është vlerësuar me çmimin “Klubi i dalluar i vitit 2025” në ceremoninë “Laureatët 2025”, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport...

Lajmet e Fundit