Peja e “shpartallon” Ponte Prizrenin

Klubi basketbollistik Peja e ka fituar ndeshjen e tretë të gjysmëfinaleve të play-offit ndaj Ponte Prizrenit dhe tani prin 2:1 në ndeshje. Pejanët tani janë një fitore larg finales.

Peja e mposhti me rezultat 108:85 Ponte Prizrenin, duke e dominuar në çdo aspekt.

Vendasit e nisën mjaft mirë takimin duke e fituar çerekun e parë me rezultat 30:22 dhe duke e krijuar epërsinë që vetëm sa do ta thellonin në vazhdim.

Edhe çereku i dytë i takoi vendasve, teksa rezultati në semafor pas pjesës së parë tregonte 52:40.

Në të tretin, Peja arriti ta kufizonte Ponten në vetëm 16 pikë, teksa vet shënuan plot 30 sosh, ndërsa rezultati ishte 82:56.

Nç çerekun e katërt, Ponte Prizreni shënoi më shumë pikë, por nuk mjaftoi teksa rezultati në fund tregonte 108:85.

Te Peja, basketbollistët më të dalluar të ndeshjes ishin Dardan Berisha me 22 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime dhe Brandon Walters me 29 pikë, 17 kërcime dhe tre asistime.

Për Ponte Prizrenin, Kwame Vaughn realizoi 30 pikë, tre kërcime dhe tre asistime dhe Divine Myles 15 pikë, tetë kërcime dhe tre asistime.

Kështu, Pejës i mbetet ta arrijë edhe një fitore për t’u kualifikuar në finalen e madhe. /Gazeta Express/

Më Shumë

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Lajmet e Fundit