“Gjendja e tij është mjaft e rëndë”, një person në Rahovec tenton ta vrasë veten duke u varur në litar

Një person ka tentuar t’i jap fund jetës së tij duke u varur në litar në Rahovec, sot rreth orës 16:00, .

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe kanë dhënë detaje, se si u shpëtua viktima nga familjarët e tij.

“Stacioni policor – Rahovec është informuar nga QMF- Krushë e Madhe se i cili ishte pa vetëdije ishte dërguar nga familjarët për ndihmë mjekësore si pasojë e tentim vetëvrasjes(varje në litar)“, thanë nga Policia.

Sipas Policisë, viktima po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe gjendja e tij është e rëndë.

“Më pas është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren dhe sipas mjekut gjendja e tij shëndetësore është e rëndë . Ne vend të ngjarjes ka dalë patrulla e policisë. Për momentin nuk dihen shkaqet e veprës . Lidhur me rastin është informuar Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjakovë”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit