Andy Ruiz rikthehet te fitorja

Andy Ruiz dhe Chris Arreola janë ndeshur mbrëmë në kuadër të kategorisë “Heavyweight”.

Ruiz u rikthye te fitorja pas humbjes nga Anthony Joshua për ta mposhtur boksierin amerikan Chris Arreola.

31 vjeçari arriti të fitojë me vendim unanim të jurisë dhe kjo shkaktoi pakënaqësi tek Arreola.

Në fakt, Arreola kishte arritur ta rrëzojë Ruizin në raundin e dytë, ndoshta jo plotësisht, por Ruiz humbi balancën dhe, si duket, me të marrë vendimin e jurisë, Arreola u irritua tej mase.

Sidoqoftë, në fund Ruiz doli triumfues duke marrë fitoren e parë dhe duke dërguar një mesazh të qartë për boksierët e tjerë të kategorisë së peshave të rënda se ai duhet llogaritur në “vallen” e “Heavyweight” dhe nuk do të shkojë gjëkundi.

 

Më Shumë

Shkurte Fejza takon ish-presidentin Clinton: Mirënjohje nga zemra në emër të popullit të Kosovës

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka takuar në SHBA ish-presidentin Bill Clinton. Lajmin e ka bërë me dije vet këngëtarja në rrjetet sociale. Shkurte Fejza...

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Lajmet e Fundit