Një i mitur në Suharekë rrokulliset me veturë, merr lëndime trupore

Një i mitur është rrokullisur me veturë dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore. Po ashtu është lënduar edhe pasagjeri që ishte me të, raporton PrizrenPress

Ngjarja ka ndodhur në pasditen e së shtunës në Suharekë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) duke vozitur automjetin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Si pasoj, lëndime ka pësuar vetë i dyshuar dhe pasagjeri i tij viktima mashkull kosovar. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor në QKMF, janë liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Lajmet e Fundit