Rexhaj: Na i kanë fyer deputetet në baza gjinore, s’ma zë goja atë fjalë

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se dikush nga deputetët e PDK-së i ka fyer deputetet e VV’së në bazë gjinore me term pezhorativ.

Ai ka thënë se gjërat u tensionuan në Kuvend dhe se u përdorën fjalë të rënda.

Kur u pyet se a ishte fjala “lavire” ajo që ishte thënë nga deputetët e PDK-së.

“Ashtu diçka e përafërt. Sinonimi i asaj fjalë është ajo fjalë. Po ajo ishte fjala e përdorur”, tha Rexhaj kur u pyet nëse ishte fjala “lavire”.

Tutje ai ka thënë se situata nuk eskaloi për shkak të deputetëve të VV-së.

“Për shkak se ne ruajtëm qetësinë situata në Kuvend nuk eskaloi. Më vjen keq për këtë nivel të treguar në seancën e sotme. Situata u tensionua pas fjalimit të Donika Gërvallës”, tha ai. /Express/

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit