Kërcënohet Beni Kizolli

Dje rreth orës 13:07 është kërcënuar drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, Beni Kizolli.

Burimet e Sinjalit tregojnë se i njëjti, është kërcënuar përmes telefonit nga dy persona të dyshuar në lidhje me disa prona të cilët i kanë pasur te zona industriale në Prizren.

Të njëjtit, siç ka mësuar Sinjali, gjenden me qëndrim të përkohshëm në Itali dhe Policia e ka pasur të pamundur kontaktin me ta. /Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Lajmet e Fundit